ISHP njoftoi sot për 17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 400 që prej datës 9 mars.
Pjesa më e madhe e rasteve të reja me koronavirus janë konstatuar në Tiranë me 9 të tilla, ndërsa Fieri renditet i dyti me 6 raste të reja, ndërsa janë konstatuar nga 1 rast i ri në Shkodër dhe Elbasan.
Deri më tani, raportohet se mbeten të shtruar në Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” 52 persona, kurse pjesa tjetër e rasteve aktive janë duke u trajtuar në shtëpi.

Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit
-9 raste Tirana
-6 raste Fieri
-1 rast Elbasani
-1 rast Shkodra
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste



