Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: PD nuk ka asnjë model për koalicionet

schedule22:54 - 29 Korrik, 2020

schedule 22:54 - 29 Korrik, 2020

Ka mbaruar pas pesë orësh diskutime mbledhja e Këshillit Politik pas propozimit të Opozitës, i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Damian Gjiknuri në deklaratën e tij për mediat është shprehur se pas shumë orësh diskutime nuk ka akoma asnjë marrëveshje mes palëve politike.

Ndër të tjera në fjalën e tij Gjiknuri është shprehur se PS-ja është e gatshme që të vijojë bashkëpunimin me PD-në për marrëveshjen e 5 qershorit.

Gjithashtu Gjiknuri është shprehur se nesër beson se do të miratohen ndryshimet kushtetuese.

Sot vijuam mbledhjen dhe pas shumë orësh diskutimi nuk pati asgjë të re nga opozita e bashkuar ato vijojnë me të njëjtin qëllim për bllokimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur.

Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për tu ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet. Fatkeqësisht ato nuk po gjejnë atë model për të mbajtur koalicionet, nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe u kemi thënë që të gjejnë një model të tillë.

Hapja e listave të kandidatëve sjell modifikim të formulës së modifikuar, nëse vendet e tjera që kanë kaluar në vendet e tjera me lista të hapura le ta gjejnë, duhet të vini çfarë keni në dispozicion dhe nëse PD-ja.

 Ne jemi të gatshëm që të pranojmë modelet e propozuara nga PD-ja. Parlamenti ka një agjentë propozimi i tyre është alternim i kuvendit, dhe në rregulloren e kuvendit është e qartë dhe askush nuk mund që të bëjë amendime në moment të fundit. Nëse drafti do të marrë votat do të kalojë ndryshe nuk do të kalojë. Unë jam i bindur që votimi do të kalojë”, është shprehur Gjiknuri./abcnews.al