Një zonë kodrinore me shkurre dhe bimësi në Llaman të Himarës është përfshirë nga flakët. Zjarri është favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke u përhapur me shpejtësi në terren.
Në zonë ndodhen disa automjete dhe efektivë të forcave zjarrfikëse, të cilët po punojnë për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.



