Performanca e jashtëzakonshme bie në sy, dy klube të mëdha kërkojnë shërbimet e Xavi Simons

schedule15:14 - 6 Tetor, 2023

schedule 15:14 - 6 Tetor, 2023

Ylli i Paris Saint-Germian, Xavi Simons është duke tërhequr interesim nga Manchester City dhe Barcelona pas startit mbresëlënës të sezonit me fanellën e Leipzig.

Mesfushori holandez tashmë është bërë pjesë integrale e formacionit të Leipzig, pasi iu bashkua klubit gjerman në huazimi për sezonin 2023/24.

Deri më tani, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime në elitën e futbollit gjerman.

Forma e Simons ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës dhe Manchester Cityt, raportojnë mediat spanjolle. Besohet se të dy skuadrat kanë monitoruar progresin e tij dhe mund të bëjnë një lëvizje kur huazimi i tij të përfundojë verën e ardhshme.
Megjithatë, PSG i ka bërë të qartë lojtarit se ata e shohin atë si një perspektivë afatgjatë dhe nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e tij.

Kampionët francezë duan që ai të luajë rregullisht në një ligë të madhe në Evropë dhe gjithashtu në Ligën e Kampionëve, përpara se ta rikthejnë në skuadër dhe për këtë arsye u mundësua transferimi në formë huazimi tek Leipzig.

Nëse Simons vazhdon me këtë formë pozitive, ka të ngjarë që ai të kthehet në “Parc des Princes” verën e ardhshme, gjë që do të detyrojë Barcelonën dhe Cityn të fokusohen në objektiva të tjerë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!