Për një kujtesë më të mirë, ky është ushqimi që ju vjen në ndihmë

schedule16:58 - 25 Gusht, 2020

schedule 16:58 - 25 Gusht, 2020

Ndoshta nuk e dinit më herët, por proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Një studim  i bërë nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka treguar se kur proteina e fasuleve zbërthehet, ajo bëhet dipeptidiI molekulave të trurit dhe kështu mund të ndikojë në kujtesë. Në studimin e botuar në revistën shkencore “Science of Food”, një grup minjsh u injektuan me molekula, që stimulojnë sëmundjen e Alzheimerit, ndërsa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve. Si rezultat, minjtë që morën proteinat e fasuleve, nuk u prekën nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.

Toshiro Matsui, autor i studimit dhe profesor i Fakultetit të Bujqësisë u shpreh se studime të tilla ndihmojnë në zhvillimin e ushqimeve funksionale që mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe ato të trurit./abcnews.al