Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të preferuara të verës në brigjet e liqenit të Ohrit, duke tërhequr një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj. Qyteti po konfirmohet edhe këtë sezon si një nga pikat kryesore të turizmit liqenor në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga Pogradeci, ku duken hapësira të mirëorganizuara dhe çadra falas të vendosura në shërbim të pushuesve.
Vizitorët kanë në dispozicion plazhe publike, ujë të pastër dhe një infrastrukturë të përmirësuar, ndërsa fundjavat shënojnë fluksin më të lartë të pushuesve për shkak të temperaturave të larta. Me natyrën e liqenit të Ohrit, gastronominë tradicionale dhe ofertën turistike në zgjerim, Pogradeci vazhdon të jetë ndër destinacionet më të kërkuara të turizmit liqenor në vend.



