PE miraton rezolutën për raportin e progresit për Kosovën

schedule17:40 - 29 Nëntor, 2018

schedule 17:40 - 29 Nëntor, 2018

Parlamenti Europian ka miratuar Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2018. Me shumicë dërrmuese prej 393 votash pro, 139 vota kundër dhe 71 abstenime, deputetët e parlamentit mirëpritën legjislacionin e miratuar në agjendën europiane të reformave. “Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, liberalizimi i vizave është jetik pa vonesa të tepruara”, thuhet në kumtesën e parlamentit.

Deputetët mirëpresin që Komisioni Europian ka konfirmuar se standartet e liberalizimit të vizave janë përmbushur dhe kërkojnë që regjimi i lirë i vizave t’i jepet Kosovës nga Bashkimi Europian. Ndër të tjera eurodeputetët shprehin shqetësim për mungesën e konsensusit ndërpartiak dhe polarizimin e vazhdueshëm politik në Kosovë. Gjithashtu rezoluta kërkon që pesë shtete anëtare të BE-së të njohin Kosovën, pasi nuk e kanë bërë ende këtë./abcnews.al