PD mbështet sulmet e SHBA dhe aleatëve në Siri

schedule11:21 - 14 Prill, 2018

schedule 11:21 - 14 Prill, 2018

Partia Demokratike mbështet goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri. Në një deklaratë të shpërndraë për mediat nga selia blu thuhet se: “Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi  se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda.

Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në perpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë”- thuhet në njoftim. /abcnews.al