PD: Kajmaku ka marrë 2.6 milionë euro para publike me tendera

schedule13:08 - 28 Gusht, 2019

schedule 13:08 - 28 Gusht, 2019

Partia Demokratike ka vijuar denoncimet për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajamaku. Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi publikoi fakte të reja, që sipas demokratëve i sigurojnë kryebashkiakut socialist mbrojtje politike nga Edi Rama.

Vokshi deklaroi se Partia Demokratike ka mundur të zbulojë se kryebashkiaku i Vorës me kompaninë e fidanëve “Kajmaku sh.p.k” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike.

“Ne e zbuluam atë sipas parimit “ndiq paratë”. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare. Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku sh.p.k” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë. Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Erion Veliajt”, tha Vokshi./ABC News Albania 24/7