PD dhe LSI kërkojnë pavlefshmërinë për Beratin, KAS shtyn vendimin për nesër

schedule14:22 - 14 Maj, 2021

schedule 14:22 - 14 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shtyrë për nesër dhënien e vendimit për qarkun e Beratit pas kërkesës së LSI dhe PD, të cilat kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve.

Elvis Çefa ka njoftuar se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së provave shtesë dhe për këtë arsye iu nevojitet më shumë kohë.

“Për të bërë një njoftim për palët pjesëmarrëse në këtë proces. Duke qenë se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së disa provave shtesë që do të jenë të domosdoshme do të na duhet edhe pak kohë tjetër shtesë për të identifikuar të gjitha. Për këtë arsye ne do të rrimë të tërhequr si komision për ta rimarrë këtë seancë bashkë me vendimin nesër në orën 10:00,” deklaroi ai.

Dy partitë opozitare kanë kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendojnë parregullsi.  Përfaqësuesit ligjorë të PD dhe LSI prezantuan sot faktet dhe provat në mbledhjen e KAS. g.v/abcnews.al