PD bëhet gati për zgjedhje,Basha mbledh kryesinë në orën 11:00

schedule10:56 - 7 Qershor, 2020

schedule 10:56 - 7 Qershor, 2020

Partia Demokratike duket se nuk do që të humbasë kohë në lidhje me përgatitjen e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, këtë të dielë do të zhvillojë një takim me anëtarët e Kryesisë së PD-së, në orën 11:00, mbledhje që zhvillohet vetëm dy ditë pas arritjes së marrëveshjes në parim mes palëve politike për ligjin e ri zgjedhor.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se në këtë takim pritet që të diskutohet rreth situatës politike, reformës zgjedhore dhe përgatitjes së opozitës për zgjedhje.

Ndërkohë për shkak të ndryshimeve në kodin zgjedhore, periudha për zhvillimin e procesit zgjedhor ka ndryshuar dhe data që presidenti duhet të përcaktojë është mes 15 prillit dhe majit.

Kjo tregon se koha nuk është e largët duke marrë dhe parasysh kohën e kuadrit ligjor që do të kalojë reforma zgjedhore dhe procesi parapërgatitor që duhet të bëjnë palët për zgjedhje./abcnews.al