Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, zbulohen zhvillimet e reja në selinë blu

schedule12:14 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:14 - 19 Korrik, 2021

Partia Demokratike shpalli dje listën fituese të 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Jashtë organit të lartë të PD mbetën Arben Ristani, Edith Harxhi dhe Halim Kosova.

Nga selia blu gazetari Juxhin Mustafaraj përcolli detaje rreth hapave të radhës që do të ndjekë PD. Kështu, hapi i fundit është plotësimi i strukturave drejtuese. Këshilli Kombëtar është organi që përmes votës do të përcaktojë funksionarët e lartë të partisë dhe gjithashtu kryesinë.



ABC ka mësuar nga burime se ku do të jetë një proces që do të mbyllet brenda muajit korrik. Në ditët e ardhshme do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar që do të votojë edhe sekretarët e rinj.

Më pas analiza e humbjes do të shtrihet në degët lokale të partisë, ku pritet që edhe në këto degë të ketë ristrukturime. Kështu i vetmi zhvillim i rëndësishëm në selinë blu është mbyllja e procesit të zgjedhjes së organeve vendimmarrëse. Më pas, në muajin shtator do të nisë edhe aksioni opozitar, ku pas dy vitesh PD rikthehet në institucione. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!