Pas rikthimit të mahnitshëm te Man United, Ronaldo konsumon një darkë me familjen (FOTO LAJM)

schedule14:49 - 13 Shtator, 2021

schedule 14:49 - 13 Shtator, 2021

Cristiano Ronaldo ka shijuar një darkë me nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij  të madh pas debutimit fantastik me Manchester United.

Nëna e CR7, Dolores udhëtoi për në Britani për të parë djalin e saj 36-vjeçar teksa debutoi në rikthim me Man United të shtunën pasditë kundër Newcastle.

Ajo më  pas përfundoi duke vizituar “Piccolino” në Manchester për të shijuar një darkë.

Restoranti italian është një nga më të përballueshmit sa i përket çmimeve edhe pse ky nuk eshtë një problem për portugezin. Një picë Margarita kushton vetëm 11.25 paund dhe menu të caktuara variojnë nga 32.25 paund për person.

Delores, e veshur me Louis Vuitton bëri një foto me djalin e saj dhe e ndau atë me 2.3 milion ndjekësit e saj në Insagram.

“Udhëtim i mirë, javë e mirë për të githë, puthje,” shkruan ajo. /abcnews.al/