Partizani e Teuta pritet të bëjnë disa zyrtarizime. Në kampin e kuq janë në bisedime me sulmuesin serb Milan Mirosavljev, sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, dhe e presin sot në kryeqytet.
Futbollisti 26-vjeçar ishte vjet pjesë e Liepaja në Letoni dhe shënoi 2 gola në 11 ndeshje, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Serbi, mes Super Liga dhe Prva Liga.
Ai ka luajtur edhe me Buducnost në Mal të Zi dhe me Irtysh në Kazakistan. Palët janë pranë marrëveshjes.
Sa i takon Teutës, në kampin durrsak kanë zbarkuar dy të rinj. Supersport shkruan se sulmuesi Klejdi Daci dhe anësori Ergys Peposhi kanë lënë Kukësin dhe do të jenë nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi për pjesën e dytë të sezonit. / abcnews.al