Në stadiumin e Partizantit të Beogradit janë shtuar masat e sigurisë në prag të ndeshjes së nesërme me Skënderbeun. Klubi i skuadrës serbe shpreson që kjo ndeshje të kalojë e qetë dhe pa incidente.
“Bëni tifo fer, pa lëshime shoveniste e fashiste. Kështu thuhet në udhëzimin për rregullat në ndeshjen Partizani – Skenderbeu të lëshuar nga klubi beogradas. Biletat gati janë shitur, por bashkë me to edhe të dhënat e secilit dhe sqarimet që secili ta dijë vendin e tij. Janë vendosur edhe 96 kamera sigurie për ta filmuar cdo detaj.
Drejtuesit e Partizanit, thonë se është një sprovë që duhet kaluar. Klubi ndodhet para problemeve dhe gjëja më e vogël i sjell gjobë dhe mungesë publiku. Kosova mund të përmendet, por jo shiptari sic i quajnë disa serbë shqiptarët si ofendim.
Predrag Vujovic, Drejtor i Marketingut – KF “Partizan”: Ne do të luajme kundër Skenderbeut, një klubi që na ka pritur më shumë se sa korrekt. Edhe ju keni patur me Skenderbeun grupe njerëzish që kanë brohoritur gjëra që ne nuk I kemi dëgjuar, por UEFA po. Ne duam që kjo ndeshje të kaloj mirë edhe për interesin tonë dhe për mikëpritje.
Nën llogon e këtij klubi garojnë, në sporte të ndryshme, mijëra profesionist në 28 klube që përfaqësojnë Shoqërinë Jugosllave Sportive, e cila është organizata më triumfuese me medalje nga ato të bronzta e deri tek Legjioni i Nderit nga shteti francez.
Policia do të ketë detyrën e saj dhe siguria do të jetë maksimale. Terreni i ri pret Skenderbeun.