Parlamenti britanik miratoi kërkesën e Johnson

schedule11:09 - 30 Tetor, 2019

schedule 11:09 - 30 Tetor, 2019

Britanikët do të votojnë sërish në 12 dhjetor. Pas miratimit nga ana e parlamentit britanik për zgjedhje të parakohshme, kryemistri Xhonson shpreson të gjejë një mazhorancë të tillë për të vijuar me Brexit.

Dritë jeshile nga parlamenti britanik për projektligjin e propozuar nga qeveris Xhonson për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në Mbretërinëe Bashkuar në 12 dhjetor, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin e Brexit. Pro votoi dhe një pjesë e opozitës. Hapat e radhës janë procedurat në parlament Brenda kësaj jave dhe në dhomën e Lordëve, më pas firma e Mbretëreshës dhe shpërndarja e parlamentit

Deputetët britanikë miratuan datën e 12 dhjetorit për zgjedhjet e parakohshme nëpërmjet të cilave Boris Xhonson shpresoj të gjejë një mazhorancë të tillë për të mbajtur premtimin e dhënë për Brexit.

Projektligji u miratua me 438 vota pro dhe 20 kundët. Më parë deputetët refuzuan një amendament që kërkonte datën 9 dhjetor për të votuar. Ndërkohë Bashkimi Europian ka pranuar të shtyjë Brexit deri në 31 janar 2020. /ABC news Albania 24/7