Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore; Parashikohet që orët e pasdites; të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë; minimalet do të ulën deri në 6°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 23°C .
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosovë
Një sistem frontal që ka përfshirë pjesërisht Ballkanin; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante; gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e Kosovës ku më të dendura shirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë paradites; Më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e Republikës së MV ku herë pas-herë shirat do të jenë në formë shtrëngate; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë në rang territori Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Verilindor.
Europa
Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Juglindore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në; gadishullin Peloponez; rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e Italisë; duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje shiu si edhe stuhi breshëri do të paraqitet situata meteorologjike në; Europën Lindore ndersa motit i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në gadishullin Skandinav; ishujt Britanikë; gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore; situatë kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale.