Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:20 - 17 Shtator, 2021

schedule 07:20 - 17 Shtator, 2021

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira shpeshta do ketë gjysma lindore gjatë paradites.

Parashikohet që pasditja të sjelli shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin, KU më të dendura do të jenë në zonat veriore të Shqipërise duke rrezikuar reshje te izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR nje renie te lehte do te kete ne oret e mesdites duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte duke arritur shpejtësine 38 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Kosova

Paraditja do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në zonat perëndimore por vranësira të lehta do ketë gjysma lindore e republikës së Kosovës.

Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin por nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

MV përgjatë gjithë 24 orëshit do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, i cili do të sjelli kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që vranësirat herë pas here të fuqizohen në territor, POR mundësit për reshje janë shum të pakta./abcnews.al