Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 12 korrik 2026

schedule07:45 - 12 Korrik, 2026

schedule 07:45 - 12 Korrik, 2026

Depërtimi më në thellësi i valës afrikane drejt rajonit të Ballkanit do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë një mot mjaft të nxehtë, ku vlera ekstreme priten në zonat e Mbishkodrës, si edhe në qarkun e Beratit, duke shënuar vlera mbi 39 gradë Celsius.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në skajin verior-verilindor, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C, temperatura më e ulët, deri në 38°C, që pritet të jetë maksimumi në rang territori.



Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 28 km/h, nga drejtimi perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!