Parakalim të gabuar në mes të qytetit, përplasen katër makina në Vlorë

schedule15:00 - 9 Nëntor, 2021

schedule 15:00 - 9 Nëntor, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali në Vlorë, ku janë përfshirë katër automjete.

Shkak është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një 60-vjeçare e cila është dërguar në spital për shkak të goditjes që ka marrë në kokë.

ABC ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duket se makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme. /Abcnews.al