PARADOKSI/ Thirrje qytetarëve të mbrojnë mjekët, Brataj pozitiv shkoi me temperaturë 39.5 tek Infektivi

22:39 | 24/03/202022:390

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është një ndër 123 shqiptarët e prekur nga koronavirusi.

Lajmi u dha fillimisht nga abcnws.al dhe u konfirmua më vonë nga vete ministja  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Vetë Brataj reagoi sot pasdite përmes një statusi në rrjetet sociale duke thënë është duke kaluar një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe po kurohet në banesë.

Shefi i Urgjencës shkruan gjithashtu se ditët e fundit ka qenë me temperaturë. Madje ai thekson se dje e ka patur temperaturën 39.5, ndërsa sot i ka zbritur në 37.5.

Duke u përpjekur të qetesojë të afërmit, kolegët, por edhe opinionin publik, Brataj nxjerr padashje një detaj problematik në raport me luftën ndaj koronavirusit.

Kjo lidhet pikërisht me faktin se ai pranon se te paktën dje ka qene me temperaturë. Por, në vend që të merrte masa duke u vetëizoluar, Brataj ka patur nje ditë normale pune dje.

Madje, Brataj u filmua dje nga kamera e Abc News tek Infektivi.

Kështu, ai duket se nuk i ka marrë në konsideratë shenjat që i janë shfaqur, duke qenë se temperatura është një nga simptomat e Covid-19.

Kjo veprohet nga shefi i Urgjences dhe anëtari i Task-Forcës për Koronavirusin në një kohë që thirrja kryesore ndaj qytetarëve është që të mbrojnë bluzat e bardha duke mos u paraqitur menjëhëre në spital nëse kanë simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono