Papa Françesku e quan vdekjen e George Floyd tragjike dhe racizmin një mëkat

schedule10:36 - 3 Qershor, 2020

schedule 10:36 - 3 Qershor, 2020

Në lutjen e tij të përjavshme në Angelus, Papa foli për vdekjen “tragjike” të George Floyd: “Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara, unë kam parë me shumë shqetësim trazirat në kombin tuaj në këto ditë të kaluara, pas vdekjes tragjike të z. George Floyd.”

“Miqtë mi, ne nuk mund të tolerojmë racizmin dhe të pretendojmë se po  mbrojmë jetën e shenjtë njerëzore. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë që dhuna e netëve të fundit është vetë-shkatërruese. Asgjë nuk fitohet me dhunë”.

Papa Françesku shtoi se ai është duke u lutur për “për shpirtin e George Floyd dhe të gjithë atyre të tjerëve që kanë humbur jetën si rezultat i mëkatit të racizmit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!