Pandemia prek edhe Ronaldinhon, ylli brazilian rezulton pozitiv

schedule20:16 - 25 Tetor, 2020

schedule 20:16 - 25 Tetor, 2020

Infektimit me Covid-19 nuk i shpëton as Ronaldinho. Ylli brazilian ka kryer tamponin dhe përgjigja ka rezultuar pozitive.

Jam mirë, nuk kam fare simptoma“, shprehet me anë të një video të postuar në Instagram 40-vjeçari nga Porto Alegre , ish-futbollisti i famshëm i Milanit, Barcelonës dhe PSG.

Mendohet se Ronaldinho është infektuar gjatë një eventi të organizuar në stadiumin “Mineirao”. Ai ka nisur menjëherë karantinën dhe së shpejti do të kryejë testin e radhës. /abcnews.al