Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pamjet nga lart/ Zjarri në Priskë të Madhe, çfarë lanë pas flakët që ‘pushtuan’ zonën

schedule15:50 - 13 Gusht, 2026

schedule 15:50 - 13 Gusht, 2026

Kjo është panorama që lanë pas flakët që përpijnë zonën e Priskës së Madhe mbrëmjen e së mërkurës. Efektivë të Policisë, Forcave të Armatosura, zjarrfikës e banorë të zonës dhanë kontributin e tyre në shuarjen e flakëve të cilat shkrumbuan sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë. Nga pamjet, duket hiri dhe tymi që vijon pas flakëve që u përhapën me shpejtësi dhe vështirësuan punën e ekipeve.

Qytete si Fieri, Mallakastra, Kruja dhe zona e Dajtit dhe Priskës në Tiranë kanë qenë epiqendra e zjarreve të cilat fatmirësisht nuk sollën pasoja në njerëz.

Policia ka nisur hetimet, si dhe ka kryer shoqërimet e para të personave që mund të kenë shkaktuar zjarret.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!