Pamje dramatike, si u shpëtuan qytetarët nga flakët në momentin e fundit

schedule10:48 - 6 Gusht, 2021

schedule 10:48 - 6 Gusht, 2021

Gjysma e Greqisë është në flakë, Atika është dhe zona më e prekur nga shpërthimi i vatrave të zjarrit.

Ndërkohë në Agia Anna dhe në Chronia janë evakuuar më shumë se 631 njerëz.

Kryetari i Istiaia, Edipsos, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se zjarri ka arritur në kufijtë e Strofilia – Kokkinomilias, Kryoneritis, Milies dhe Vasilika ku janë shkrumbuar më shumë se 200,000 hektarë.

Në pamjet e publikuara në mediat greke duket momenti i largimit me varka shpëtimi i banorëve. Autoritetet kanë nxituar që gjatë mesnatës së djeshme të ndihmojnë dhe të shpëtojnë nga flakët personat që ndodheshin në Agia Anna.

Ndërkohë operacionin e shpëtimit e kanë vështirësuar edhe erërat e forta.

“E gjithë Evia Veriore do të digjet pa mjete ajrore …” , kanë thënë zjarrëfikësit dhe vullnetarët që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë deri më tani janë djegur qindra shtëpi, makina, biznese dhe janë rrezikuar shumë banorë./abcnews.al