Pallati në lagjen 13 në Durrës i shkatërruar, banorët: Askush s’ka ardhur ta shohë

schedule13:00 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 13:00 - 2 Dhjetor, 2019

Përpos dhimbjes për humbjen e jetëve të pafajshme, tërmeti la pas edhe shumë shkatërrim. Banorët e një pallati në lagjen 13 në Durrës, thonë për “Abc News” se asnjë ekspert nuk është interesuar për të bërë verifikimet e dëmeve.

Lëkundjeve të forta sizmike, nuk i ka rezistuar as pallati në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

Banorët e pallatit 9 katësh shprehen se askush nuk ka shkuar për të bërë akt-konstatimin e dëmeve. Banorët thonë se Policia ia ka vendosur shiritin këtë të diel.

Për “ABC News” ata treguan se pallati kishte pësuar dëmtime që nga tërmeti i 21 shtatorit, por asnjë masë nuk është marrë nga shteti.

Frika nga lëkundjet i ka bërë banorët që të qëndrojnë jashtë dhe të gjejnë strehim tek të afërmit e tyre. Qytetarët shprehen për “ABC News” se po u grabisin shtëpitë.

Lëkundjet sizmike kanë vazhduar për gjatë gjithë këtyre ditëve por këta banorë janë të vendosur që të mbrojnë banesat e tyre. Jo vetëm lagjja 13, por i gjithë qyteti i Durrësit i është gjunjëzuar tërmetit prej 6.4 të shkallës rihter./abcnews.al