I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes me Universitetin Politeknik, kryeministri Edi Rama vlerësoi se ky është një moment i rëndësishëm në rrugën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit
Marrëveshja, tha Rama, shënon një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
“Është një moment i rëndësishëm në rrugën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit. Që kur ne shpallëm paktin për universitetin, procesi i ndërveprimit sipas fushave ka njohur zhvillime të vazhdueshme eksperienca n aka mësuar se ka shumë për të mësuar, po gjithmonë më shumë për të bërë.
Përtej këtij programi të sotëm që do të mundësojë rekrutimin për një numër studentesh të këtij universiteti duam të shkojmë edhe më tej dhe të artikulojmë edhe më shumë programe të kësaj natyre, për të materializuar një perspektivë të së nesërmes pa mbaruar ende studimet. Dhe ju sigurojnë një informacion të domosdoshëm lidhur me sim und të bëhen pjesë e përhershme e trupave të ndryshëm në funksion të shtetit shqiptar dhe për të krijuar ura bashkëpunimi që mbështetja e qeverisë për universitetin të shkojë në funksion të përfitimit të ndërsjellë.
Praktikat e punës tanimë janë bërë rutinë, cdo vit kemi një numër të konsiderueshëm studentësh që kanë mundësi të shfrytëzojnë këto praktika pune. Ndërkombëtarizimi është një process që ka nisur të na japë rezultatet e para, por që kërkon që bashkarisht të shtyjmë më shumë që shumë nga koha e humbur të rifitohet. Po bëjmë përpjekje për të sjellë realitete të reja akademike nga jashtë, mbështesim cdo përpjekje që po bëjnë studentët për t’u hapur ndaj botës. Po ashtu më vjen mirë që pakti për universitetin funksion edhe në drejtim të infrastrukturës.
Ky universitet po fuqizohet me dy struktura të reja moderne për studentët. Nuk do mjaftohemi me kaq, përtej kësaj është e domosdoshme të mbështesim universitetin për tu fuqizuar me laboratorët e nevojshëm, që ndryshimi epokal që po ndodh kudo në botë të përfshijë edhe universitetin.
Të krijojmë sa më parë hapsirat për t’i dhënë mundësi pedagogëve, studentëve të ativizojnë dijet për inteligjencën artificiale. Ka pak rëndësi se në cilën pikë të globit ndodhesh pasi përmes AI mund të bëhen kapërcime epokale që do ishin të pamundura pavarësisht talenteve. Do përgatitemi që në buxhetet e ardhshme të kemi një komponent të mbështesim të gjitha sprovat në këtë drejtim. Iu bëj thirrje të angazhohen sa më shumë për të punuar sëbashku në funksion të rritjes së komponentit të AI në të gjitha hapsirat e universiteteve tona”, u shpreh ai./abcnews.al



