Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Paketa e Maleve asgjëson 7501”, Rama: I japim fund problemit që krijoi Sali Berisha

schedule18:18 - 20 Prill, 2026

schedule 18:18 - 20 Prill, 2026

Qeveria synon t’i japë zgjidhje ligjit 7501 të Sali Berishës, nëpërmjet Paketës së Maleve. Në një takim me sipërmarrësit e agroturizmit, Rama zbuloi se kjo paketë ka lindur pikërisht për t’i dhënë fund problemit të trashëguar të konflikteve me pronat.

“Paketa e Maleve nuk është një paketë për kompanitë e mëdha, dhe aq më pak është një paketë për të dhënë territore, apo troje publike, për zhvillime private. Nuk është ky qëllimi dhe objekti i paketës. Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që e ka origjinën te ligji 7501 dhe te konflikti i shumë familjeve në zona të caktuara të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje, që nuk e kanë njohur 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën e tyre,” tha Rama.

Rama u tregoi sipërmarrësve rrugën që duhet të ndjekin, me garanci se nuk do të kenë asnjë konflikt në të ardhmen për shkak të ligjit 7501.



“Ky aplikim vlen vetëm për një gjë, vlen vetëm për të aplikuar për të marrë leje për një projekt. As nuk mund ta marrësh tokën ta shesësh, as nuk mund ta japësh me qira, as nuk merr titull pronësie. Pasi miratohet projekti, ti ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, jo përpara, ti merr titullin e pronësisë. Nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë. Nëse në një kohë X, shfaqet dikush tjetër që pretendon të jetë pronari, shkon në gjyq dhe ai fiton, ti nuk merresh me atë, por merret shteti. Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë. Është shumë pro biznes,”, tha ai.

Rama rrëzoi edhe njëherë akuzat e opozitës se Paketa e Maleve është krijuar për të ashtuquajturit oligarkë, ndërsa foli sërish për nismën “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, përfituese të të cilave nuk do të jenë kompanitë e mëdha, por vetëm bizneset e vogla dhe të mesme me kredi deri në 2 milion euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!