Ekonomia shqiptare ka regjistruar pagesa rekord në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-prill janë kryer transaksione me vlerë 2.3 miliardë euro në sistemin Aips me një numër prej mbi 148 mijë transaksionesh.
Vetëm gjatë muajit prill rezultojnë të jenë kryer rreth 42.7 mijë transaksione, me një vlerë prej 733.5 milionë euro. Nëse krahasojmë shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se transaksionet janë rritur me rreth 30% në krahasim me janar-prill 2025.
Këto shifra konfirmojnë qarkullimin e lartë të eurove në ekonominë shqiptare. Kjo ka bërë që euro të dobësohet ndjeshëm kundrejt lekut shqiptar dhe aktualisht po këmbehet me 95 lekë .Ndërkohë që në muajt në vijim transaksionet në euro pritet të shtohen më tepër e lidhur kjo me faktin se pritet të shënohet piku i sezonit të verës.
Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se prilli ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve në numër edhe në vlerë çka lidhet edhe me numrin e lartët të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.
Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Sistemi AIPS EURO bën të mundur shlyerjen bruto, në kohë reale të transaksioneve të klientëve të bankave për pagesat në euro brenda territorit të
TRASAKSIONET NE EURO
Janar-prill 2025 1.8 miliardë euro
Janar- prill 2026 2.3 miliardë euro
/abcnews.al/



