645 qytetarë janë gjobitur nga policia e shtetit në të gjithë vendin në 24 orët e fundit me nga 3 mijë lekë, pasi u kapën duke lëvizur pa maskë në rrugë.
7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit janë shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë që 9 të tjerë janë kapur duke thyer orën “covidiane”, pra duke lëvizur në rrugë pas 22:00. Me masë administrative 1.000.000 lekë gjobë është ndëshkuar edhe një subjekt që nuk respektoi masat anticovid.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./ db/Abcnews.al


