Osmani: Pjesë e programit qeverisës, zëvendësimi i taksës 100% me reciprocitet

schedule12:19 - 6 Shkurt, 2020

schedule 12:19 - 6 Shkurt, 2020

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pa mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte me kryesinë e Kuvendit  është shprehur se  zëvendësimi i tarifës 100% ndaj produkteve serbe me reciprocitet të plotë, ka qenë pjesë e programit qeverisës.

Përmes një deklarate për mediat osmani ka theksuar ndër të tjera se koalicioni qeverisës, LDK-LVV, ka pajtueshmëri të plotë për këtë vendim.

“Tarifa të zëvendësohet me reciprocitet, këtë vendim nuk e merr Kuvendi por Qeveria. Ky është një vendim që është pjesë e programit qeverisës ndërmjet dy partive”, ka thënë ajo.

Kjo është mbledhja e parë që po drejtohet nga kryepaelamentarja, Vjosa Osmani, derisa këtë mbledhje e bojkotoi Partia Demokratike e Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane./abcnews.al