Osmani kujton djalin e presidentit Biden: Beau ndihmoi në shtetndërtimin e Kosovës

schedule14:26 - 30 Maj, 2021

schedule 14:26 - 30 Maj, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, Beau Biden. Osmani së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat ka vendosur kurora lulesh te memoriali që është ndërtuar në nder të tij.

“Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë”, shkruan Osmani në postimin e saj.

POSTIMI I PLOTË

“Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të. Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.

Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë.” /abcnews.al/