Oprah Winfrey po shqyrton seriozisht kandidimin për zgjedhjet presidenciale në 2020

schedule22:41 - 8 Janar, 2018

schedule 22:41 - 8 Janar, 2018

Ylli televiziv, Oprah Uinfri po shqyrton seriozisht të kandidojë për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020 pas fjalimit që mbajti në ceremoninë e edicionit të 75-të të çmimeve “Golden Globes”. Kjo është konfirmuar nga dy persona shumë të afërt me të.

Oprah Winfrey po shqyrton seriozisht kandidaturën për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe të garojë për zgjedhjet e 2020. Kjo është konfirmuar nga dy persona shumë të afërt me yllin televiziv amerikan, të cilët kanë folur për CNN. Këto zbulime vijnë pas fjalimit të jashtëzakonshëm të Winfrey në ceremoninë e edicionit të 75-të të çmimeve “Golden Globes”.
Sipas burimit të CNN, disa nga të besuarit e kanë nxituar 64-vjeçaren që të kandidojë. Një nga burimet e medias amerikane tha se ato biseda janë zhvilluar disa muaj para se të shfaqen zërat. Megjithatë ai nënvizoi se Winfrey akoma nuk e ka ndarë mendjen rreth kandidimit. Një përfaqësues i saj nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të CNN.

Ndërkohë, hashtagu “Oprah për presidente”, ka pushtuar rrjetin. Edhe para se të mbante fjalimin në “Golden Globes” duke kritikuar ashpër skandalin e ngacmimeve seksuale, pasi mori çmimin e karrierës, mbiemri “presidencë” ishte përhapur në tuitër me hashtagun #Oprah2020. “Është në garë”, kanë komentuar shumë përdorues të rrjetit social ndërsa Oprah ishte ende në skenë. Duke parë që ende pa e shpallur zyrtarisht kandidaturën ka marrë shumë mbështetje, analistët mendojnë se 64-vjeçarja do të fitonte bindshëm kundër Donald Trump. Gjithashtu analistë të shumtë e kanë parë fjalimin e saj si një fjalim të denjë fushate. Ndërsa slogani do të ishte: “Një ditë e re në horizont”, fjali të cilën Oprah e përdori gjatë deklaratës së saj në “Golden Globes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!