Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, deklaroi se Shqipërisë i mungojnë strukturat dhe mekanizmat mbrojtës që, sipas tij, do të funksiononin si barriera ndaj ndikimeve të jashtme.
Elezi tha se në zgjedhjet e fundit gjendja opozitare është përfaqësuar nga Sali Berisha, por sipas tij, protesta e 4 korrikut tregoi se ekziston një pjesë e elektoratit opozitar që nuk e sheh veten të përfaqësuar nga ai.
Elezi u shpreh se klasa intelektuale është e kapur dhe e shantazhuar, çka e pengon të përfaqësojë qytetarët në skenën politike.
“Nuk kemi trupa mbrojtës si shoqëri dhe nuk ka struktura që të arrijnë të funksionojnë si barrierë ndaj këtyre iniciativave. Një prej tyre është ardhja e Soros përmes organizatave dhe krijon një network.
E kam me mekanizmat që ndërton. Kur ndërton një rrjet në lidhje me universitetet, shoqatat, beteja në makronivel është beteja për familjen. E majta ndërtohet te individi. Ata që thonë se nuk ka të majtë e të djathtë sot, është aktuale kjo ndarje. Mënyra se si këto veprojnë ka vend për diskutim.
Berisha, në zgjedhjet e fundit, gjendja opozitare është përfaqësuar nga ai. Kjo tregoi që ka një gjendje opozitare elektorale që është kundër tyre. 4 korriku tregoi që kjo gjendje opozitare ekziston, që nuk e sheh veten të përfaqësuar te Berisha.
Qytetarët janë në avancë, klasa intelektuale është e kapur dhe e shantazhuar që të mund t’i përfaqësojë në skenën politike.”



