Opozita ka zhvilluar sërish protestë para Bashkisë së Tiranës.
Policia ka shtuar masat e sigurisë më qëllim parandalimin e incidenteve, ndërkohë ajo çfarë vihet re është se ka një numër të ulët pjesëmarrësish.
Më herët policia e Tiranës ka përsëritur thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.


