Efektivi i forcave “Shqiponja”, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit të zhvilluar në Lozhan të Maliqit, është transportuar me helikopter ushtarak drejt Spitalit të Traumës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Fillimisht, ai mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës. Deri më tani, nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.


