ABC News ka siguruar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjteje, 3 qershor, në fshatin Lozhan të Maliqit. Autori i cili ishte shpallur në kërkim qëlloi për vdekje efektivin e “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe plagosi rëndë efektivin tjetër Edison Adri.
Sipas informacioneve, autori Violand Braçellari është parë ditën e djeshme në Lozhan, policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.
Braçellari i ka shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA. Burime bëjnë me dije se ne operacion kanë qenë 6 efektivë të Shqiponjave.


