Omicron u merr jetën mbi 400 qytetarëve në Itali

schedule22:19 - 26 Janar, 2022

schedule 22:19 - 26 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Itali rastet e reja me koronavirus ishin 167.206, ndërsa 426 persona humbën jetën për shkak të komplikimeve të Covid-19.

Janë kryer gjithsej 1,097,287 teste diagnostikuese, 15,2% prej të cilave kanë rezultuar pozitive.

Në repartet e terapisë intensive janë 1665 pacientë me Covid-19, pra 29 më pak se dje. Në repartet e tjera të spitalit janë 26 më pak se të martën.

Në total, në këtë fazë, pozitivët për virusin janë 2,716,581 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Itali janë infektuar 10.383.561 persona, ndërsa kanë humbur jetën 144.770.

/ Abcnews.al