OBSH të rinjve: Edhe ju mund të jeni viktimë e Covid-19, na ndihmoni t’i japim fund pandemisë!

schedule12:13 - 31 Korrik, 2020

schedule 12:13 - 31 Korrik, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka  bërë edhe një herë thirrje të rinjve që të tregohen të kujdesshëm pasi askush nuk është i parrezikuar nga Covid-19.

Në një nga konferencat nga Gjeneva, kreu i agjencisë së Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehet se OBSH e ka thënë edhe shumë herë të tjera që “të rinjtë nuk janë të pamposhtur. Ata mund të infektohen, mund të vdesin.”

Po ashtu, Ghebreyesus shton se të rinjtë mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët dhe për këtë arsye ata duhet të tregohen të kujdesshëm për të ruajtur veten dhe të tjerët.

Tedros shprehet:

“E kemi thnënë më parë dhe do ta themi prapë: Të rinjtë nuk janë të pamposhtur. Të rinjtë mund të preken, mund të vdesin. Dhe, të rinjtë mund ta kalojnë virusin tek të tjerët. Prandaj të rinjtë duhet të tregohen po aq të kujdesshëm për të ruajtur veten dhe të tjerët.”

Nga ana tjetër, Dr, Maria Van Kerkhove shprehet se përgjithësisht të rinjtë e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta, por shton se ka pasur shumë raste kur ka ndodhur e kundërta. /abcnews.al/