OBSH: Nuk është asnjëherë vonë për të shënuar një kthesë pozitive me Covid-19

schedule11:47 - 11 Gusht, 2020

schedule 11:47 - 11 Gusht, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar një rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Po ashtu është shprehur se brenda pak ditësh rezultatet mund të ndryshojnë duke hedhur poshtë pritshmërinë e largimit të rrezikut nga COVID-19, ndërsa shtoi se nuk duhet hequr dorë nga lufta nga koronavirusit dhe se asnjëherë nuk është vonë për të pasur një kthesë pozitive.

“Nëse luftoni virusin në mënyrë efektive, ne mund të kemi një hapje të sigurt”,  tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gjithashtu gjatë një konferencë shtypi ai bëri me dije se rreziku i këtij virusi është i qartë dhe se qytetarët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm pasi ky është një moment i vështirë për të gjithë botën.

Ndërkohë ai dha shembuj të vendeve që duket se e kanë menaxhuar më mirë pandeminë duke përmendur Zelandën e Re.

Po të njëjtët mendimi i ka qëndruar nëndrejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Michael Ryan i cili tha se nëse ulen masat kundër koronavirusit atëherë do të kemi një rikthim të tij.

“Ju mund ta quani një valë të dytë. Mund ta quani një goditje të dytë, një rikthim, mund ta quani si të doni, por nëse ulim presionin e masave ndaj këtij virusi ai do të rikthehet”, tha më tej nëndrejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Michael Ryan.

 

"Two essential elements to address the COVID-19 pandemic effectively:1. Leaders must step up to take action2. Citizens…

Gepostet von World Health Organization (WHO) am Dienstag, 11. August 2020