Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Numërimi mbrapsht për vendimin e Hagës/ Bajraktari: Pritshmëritë janë që katërshja e UÇK të shpallen të pafajshëm

schedule17:22 - 12 Gusht, 2026

schedule 17:22 - 12 Gusht, 2026

Avokati Ardjan Bajraktari në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News analizoi zhvillimet lidhur me shpalljen e vendimit në procesin kundër katër ish-drejtuesve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vendim që pritet të jepet më datë 16 shtator pritet të jepet edhe verdikti nga Haga.

Ai tha se pritshmëritë janë që katërshja e UÇK të shpallen të pafajshëm



“Akuzat e Prokurorisë nuk kanë arritur të argumentohen. Ndaj janë në fazë të shqyrtimit një për një atëherë epilog do të jetë pafajësia e katërshes së UÇK. Pritshmëritë janë që katërshja e UÇK të shpallen të pafajshëm”, tha ai.

Më tej Bajraktari shprehu si shqetësim sjelljen e gjyqtarëve gjatë procesit, duke thënë se zgjatja e procesit ka ardhur sipas tij edhe nga pa përgatitja e Prokurorisë.

“Kemi parë vendime joproporcionale, shkelje në parime të publiciteti, pjesa dërrmuese e seancave janë mbajtur të mbyllura. Stërzgjatja e procesit ka ardhur për shkak se prokuroria ka qenë e papërgatitur”, nënvizoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!