“Nuk mund të izolohemi nga bota”, Kokëdhima: Vendosim trarë me Kosovën dhe duam të heqim trarët me Serbinë

schedule21:46 - 17 Janar, 2020

schedule 21:46 - 17 Janar, 2020

I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima është shprehur se bashkimi kombëtar i shqiptarëve është i lidhur me figurën e Skëndërbeut.

“Bashkimi kombëtar presupozon minimalisht bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Aspirata për bashkim kombëtar është aspiratë aktuale. Të bëjmë të mundur që gjuha jonë të mësohet nga gjithë shqiptarët kudo që janë. Kam një kuptim realist për të huajt dhe për mënyrën se si shqiptarët duhet të bashkëveprojnë”, u shpreh ai.

Kokëdhima u shpreh se jo çdo qëndrim i huaj është dashamirës.

“Duhet të bëjmë analizën e institucioneve specifike. Për qëndrime të ndryshme duhet të jemi specik. Nuk bëj të huajt përgjegjës për gjendjen e keqe që ka Shqipëria. Gjërat varen nga ne, jemi ne që duhet ti ndërtojmë marrëdhëniet dhe të shfrytëzojmë mbështetjen ndërkombëtare për qëllimët që kemi”, tha Kokëdhima.

Gjithashtu ai tha se nuk ka ndonjë keq-orientim ndaj të huajve, por kërkon që shqiptarët të jenë të përgjegjshëm, “nuk mund të izolohemi nga bota, por duhet të intergrohemi në këtë botë”, u shpreh ai.

Sa i përket Mini Shengenit ai tha se është një nismë e gabuar e Kryeminsitrit të Shqipërisë. Nuk mund të ndërrrmari Shqipëria një progres të tillë të bashkëpunit me Serbinë. Nuk mund të bëjë hapa të cilat nuk i sjellin asgjë të mirë ekonomisë, por vetëm pasoja sepse jemi vend konkurures edhe me Maqedoninë edhe me Serbinë. Vendosim trarë me Kosovën dhe duam të heqim trarët me Serbinë”, theksoi Kokëdhima.

Kokëdhima u shpreh se veprimi për taksën ndaj prodhimeve Serbe ishte një lëvizje e drejtë. Kjo lëvizje që ndërmori qeveria e Haradinajt ishte një reagim shumë i shëndetshëm ndaj një politike armiqësore që ndjek Serbia”, u shpreh ai.

I ndalur te zgjedhjet në Kosovë Kokëdhima i vlerësoi si serioze dhe me mesazhe të qarta për Shqipërinë dhe rajonin.

Ndërkohë pjesa pas zgjedhjeve ai shprehet se është një përgjegjësi për Albinin dhe është një gabim serioz që nuk ka mbyllur marrëveshjen me LKD. Ai shprehet se ky veprim mund të sjellë pasoja serioze për fatin e Vetëvendosjes, duhet “të zgjidhi patjetër këtë situatë, u shpreh më tej ai.

Shqipëria dhe Kosova janë aq të dobëta dhe të vogla sa që nuk jetojnë dot të pavarura nga njëra- tjetra, sa më shpejt të vijë dita e bashkimit aq më shpejt do të fitojë çështja e interesave kombëtare. Ai shprehet besimplotë te kjo aspiratë duke e vlerësuar si një të drejtë të pamohueshme që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë.

Ndërkohë padia e krysminsitrit Rama ndaj Ramush Haradinajt për kryetarin e Partisë Zgjidhja është një gjest shumë vulgar, “nuk mund të bëjnë dy kryeminsitrat gjëra të tilla, janë akte të paprecendente”, u shpreh ai.

I ndalur të situata e politike në Tiranë Kokëdhima u shpreh se vendi ndodhet në një krizë të thellë.

“Për njerëzit që kuptojnë nuk po ndodh asgjë, populli është shndërruar nga një dele që rreshtohet para politikës. Kriza është shumë e thellë e gjithanshme e cila po e tret shoqërinë shqiptare dhe po shpërbën shtetin shqiptar”, u shpreh ai./abcnews.al