“Nuk jam hajdut, sepse jam 2 metra i gjatë”, Berisha i kërkon llogari Ramës: Ku i çon euro-t?

schedule18:55 - 18 Maj, 2022

schedule 18:55 - 18 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama , i cili ka thënë se nuk vjedh se është 2 metra i gjatë.

Gjatë fjalimit të tij në turin elektoral në Berat, Berisha i kërkon llogari Ramës, se ku i ka çuar eurot e vjedhura.

Lexo edhe:“Rama më me pasion flet për kanabisin sesa për fikun”, Berisha thumbon kryeministrin nga Berati

“Nuk ka forcë në botë që na dal ne pa fituar betejën. Sot jemi 44 mijë me votimin në referendum, mijëra e mijëra të tjerë janë të gatshëm të bashkohen.
Kjo ushtri misionarësh nuk ka betejë që nuk fiton. Do tu faktojmë shqiptarët se ashtu siç shembën diktature do ta shembim dhe këtë diktaturë të vjedhjes.
Jo thotë Edi Rama si mund të vjedh unë jam 2 metra i gjatë. Vjedh me firma mor zotëri nuk vjedh në xhepa.

Hajde thuaju qytetarëve si e firmose ti me procedurë negociatë të mbyllur djegësat 400 milionë dollarë. Ajo procedurë është e ndaluar me ligj se është vjedhje. Si firmose ti, shpalle burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh mijëra sipërfaqe në bregdet, kur Kushtetuta
Pse i bën këto ti 2 metra i gjatë, ti nuk fut duart në xhepa por vjedh me konteiner me valixhe.
I vjedh me firmë zotëri, sepse ti firmos. Për një km rrugë 22 mln euro. Në një kohë kur në Evropë kushton 2 mln euro. Ku i çon këto euro ti? Ti që thua jam dy metra i gjatë dhe nuk vjedh.Pse nuk i dhe përgjigje OSBE se ke fshehur 200 mln euro kur erdhe ne pushtet”, tha Berisha.

Takimi i Berishës me demokratët e Beratit u zhvillua sot në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Kjo është dita e gjashtë e turit elektoral të Sali Berishës.

Zgjedhjet për kreun e PD-së  do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.

/abcnews.al/