“Rama më me pasion flet për kanabisin sesa për fikun”, Berisha thumbon kryeministrin nga Berati

schedule18:31 - 18 Maj, 2022

schedule 18:31 - 18 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha, në turin e tij elektoral për kandidat të PD-së, nuk nguroi të ironizojë   kryeministrin e vendit Edi Rama.

Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se Rama flet më me pasion për kanabisin se sa për grurin, fikun etj.

Ndër të tjera Berisha tha se Shqipëria  është kthyer në rrugën kryesore të heroinës në Europë.

Ata kanë kapur në vit vetëm 12 kg kokainë. Sot Shqipëria është rruga kryesore heroinës në Europë. Porti i Durrësit është shndërruar një nga portet më kryesore të kokainës.
Kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, se për ullirin, se për fikun, arrat drurët frutor“, tha Berisha.

Takimi i Berishës me demokratët e Beratit u zhvillua sot në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Kjo është dita e gjashtë e turit elektoral ë Sali Berishës.

Zgjedhjet për kreun e PD-së  do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.

 

 vijon

/abcnews.al/