Nuk ishin publikuar më parë, kur në Kuvendin e Kosovës hidhej gazlotësjellës, ishte Delawie

schedule14:47 - 7 Janar, 2021

schedule 14:47 - 7 Janar, 2021

Ish ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie në deklaratën e tij të fundit  rreth ngjarjeve që kaploi dje kongresin amerikan, ka marrë vëmendjen e politikanëve dhe shoqërisë pasi  ai e krahasoi me ngjaret e 2015 në Kuvend ku hidhej gazëlotësjellës.

Përmes disa fotografive të publikuara nga Nehat Mustafa, të seancës së 2015 të papublikuara më parë ku po zgjidhej president, Hashim Thaçi, e që në këtë seancë ishte i pranishëm edhe vet ambasadori Delawie.

Në foto shihet që ish-ambasadori mban në duar një revistë që në kopertinën e saj shihet Martin Luteri. Kujtojmë se gjatë asaj kohe, në Kuvendin e Kosovës deputetët e opozitës fuqishëm kundështuan demarkacioni dhe për këtë të bashkuar hodhën gazëlotësjellës.

Pasojat e asaj kohë disa prej deputetëve po i vuajnë edhe sot, pasi bazuar në vendimin e Kushtetueses ata nuk do të mund të kandidohen për deputet deri në kalimin e afati për tri vite./abcnews.al