“Nuk e çan kokën për ju”, Basha: Rama e ka përdorur politikisht procesin e Rindërtimit

schedule10:49 - 12 Mars, 2021

schedule 10:49 - 12 Mars, 2021

Lideri i opozitës, Lulzim Basha nëpërmjet një komunikimi online me qytetarët në rrjetin social “Facebook” u shpreh se do t’i jepet fund mungesës së transparencës për procesin e Rindërtimit.

Gjithashtu Basha u shpreh se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara sepse vendi ka mbetur në dorën e një njeriu i cili mendon vetëm për xhepin e tij .

“Rama nuk e çan kokën për ju. Garantoj se me mua kryeministër modeli do të jetë promovimi sipas aftësive dhe përkushtimit për t’i shërbyer qytetarëve. Me 25 prill bashkë do të sjellim ndryshimin dhe kështu do të fitoni edhe ju. Ju do të fitoni transparencë dhe drejtësi, ndërsa kjo qeveri është në konflikt intereso me Rindërtimin sepse kjo qeveri e ka mendjen të vjedhë”, tha Basha.

I pyetur për situatën e punësisë, Basha tha se fillimisht vendi do çlirohet nga monopoli ku është zhytur.

/abcnews.al/