Nuk do të luajë e të stërvitet, Barcelona merr masa ndaj Arthur Melo

schedule11:59 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:59 - 29 Korrik, 2020

Pak ditë më parë mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, refuzoi të rikthehej në Katalonjë për të rifilluar stërvitjen me katalanasit për Champions League. Braziliani ndodhet në vendlindjen e tij dhe duke qenë që është transferuar tek Juventusi ai e konsideron të mbyllur aventurën e tij me Barcelonën.

Por, nuk kanë të njëjtin mendim katalanasit. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit blaugrana do të marrin masat e nevojshme të disiplinës ndaj Arthur për shkak se ai nuk pranon të stërvitet apo të luaj më me ta.

Në fakt, që nga konfirmimi i transferimit të tij në Torino, mesfushori ka luajtur vetëm 4 minuta në La Liga dhe në ndeshjet e tjera ka qëndruar në stol. Mbetet për t’u parë se si do shkojë marrëdhënia mes palëve dhe nëse Arthur do të bindet të rikthehet në Spanjë. /abcnews.al