TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” u shpreh se “Non Grata” e Sali Berishës është një turp kombëtar.
Ai theksoi se më mirë mos të kishte ndodhur pasi kjo do ishte më mirë për të gjithë në aspektin e imazhit të Shqipërisë.
“Unë personalisht “Non gratën’’ e kam konsideruar gjithmonë një turp të madh kombëtar për gjithë Shqipërinë dhe për mua, sikur të mos kishte ndodhur, do kishte qenë 100 herë më mirë, për mua, për të gjithë bashkë, po kjo historia që do hiqej në janar, e do hiqej në shkurt e do hiqej në mars, e do hiqet në prill, ta shohim. Ta shohim, mos më qanin hallin mua, i dashur, mos më qani hallin mua. “, tha ai./abcnews.al



