Nju Jork miraton vaksinën kundër Covid për fëmijët

schedule09:02 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 09:02 - 7 Dhjetor, 2021

Nju Jork ka miratuar vaksinën anti-Covid për fëmijët  deri në moshën 5 vjeç. Qyteti më i populluar i SHBA-së tha të gjithë punonjësit e 184,000 bizneseve kanë kohë deri më 27 dhjetor të vaksinohen, sipas një deklarate të kryebashkiakut Bill de Blasio.

Përveç kësaj, fëmijët 5 deri në 11 vjeç duhet të marrin të paktën një dozë deri më 14 dhjetor dhe personat mbi 12 vjeç duhet të vaksinohen plotësisht deri më 27 dhjetor për të hyrë në restorante dhe për të marrë pjesë në aktivitete  jashtëshkollore.

“Vaksinimi është mënyra për të dalë nga kjo pandemi dhe këto janë masa të guximshme, të parat në vend për të inkurajuar njujorkezët që të ruajnë veten dhe komunitetet e tyre”, tha në një deklaratë de Blasio.

/abcnews.al