“Njerëzit duan fitore”, Klopp tregon recetën se si fitohet titulli sërish

schedule19:42 - 20 Janar, 2021

schedule 19:42 - 20 Janar, 2021

Premier League është prej vitesh kampionati më i fortë në planet, teksa gara e këtij sezoni për titullin kampion është emocionuese dhe shumë e bukur. Ngjeshje e madhe në vendet e para dhe për momentin kryeson Leicester City.

Kampionët e Liverpool renditen në vend të katërt. Vetëm 6 pikë kanë marrë “The Reds” në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Jurgen Klopp, në konferencën për shtypin para duelit me Burnley, zbulon recetën se fitohet titulli për herë të dytë radhazi.

Duhet ruajtur qetësia në këto momente, nuk jemi në prag katastrofe. Nuk jemi perfektë, por kam marrë sinjale të bukura nga sfida ndaj Manchester United. Të gjitha skuadrat e kanë kaluar një moment të vështirë.

Disa prej tyre i kanë zgjidhur problemet, të tjerë akoma jo. Duhet të kemi durim, nuk mund të ndryshojmë situatën dhe renditjen brenda një minute. Ne po përpiqemi dhe po punojmë për të qenë sa më afër perfektes.

E di që rezultati ka rëndësinë e vet kryesore, por një gjë e tillë duhet arritur me performanca pozitive. Situata aktuale nuk ndryshon asgjë tek unë. Nuk fituam ndaj United, kaq mjafton që njerëzit të mos shohin gjërat e bukura që bëmë ndaj tyre“, deklaroi trajneri gjerman. /abcnews.al